TV LIVE
Nga Rajoni
20 December 2024
“Shëngjin-Velipojë, një nga akset më të rëndësishme për turizmin në Shkodër”

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të premte në rrjetet sociale pamje nga kantieri i rrugës Shëngjin-Velipojë.

Kreu i qeverisë thotë se është një nga investimet më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në Shkodër, që pritet të përfundojë në verë.

Ky aks rrugor do të lidhë zonën bregdetare të Adriatikut mes dy qyteteve, Lezhës dhe Shkodrës, duke shtuar flukset e turistëve përgjatë kësaj zone të pa prekur ende nga ndërtimet masive.

Klan News



Të ndryshme
Më shumë