TV LIVE
Kuriozitete
20 December 2024
Domethëniet e ngjyrës së kuqe dhe jeshile!

Gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri vihet re se njerëzit fiksohen pas ngjyrës së kuqe dhe jeshile. Këto dy ngjyra bëhen dominuese në arredimin e shtëpive, bizneseve, dhuratave, veshjeve dhe madje edhe në rrobat e brendshme të zgjedhura për këtë festë.

Natyrisht, e kuqja dhe jeshilja nuk janë vetëm ngjyra të bukura dhe kombinimi i tyre është gjithashtu shumë harmonik në natyrë, por më tepër, ato mbartin një simbolikë të thellë që e ka origjinën që nga lashtësia.

Paganët e lashtë i konsideronin ngjyrat si mesazhe nga “perënditë”, ndërsa kombinimi i tyre shihej si një fjalëkalim verbal i zotave, që kërkonte dije të veçantë për t’u deshifruar. Ndikimi që ngjyrat kishin në gjendjen emocionale dhe shpirtërore të njeriut i bëri ata të fiksuar pas këtij fenomeni, duke përpiluar tabela të fshehta klasifikimi, të cilat i ruanin me fanatizëm si dije okulte.

Për këtë arsye, simbolika e ngjyrave lidhet ngushtë me astrologjinë, magjinë, hermetizmin, okultizmin dhe alkiminë, po ashtu edhe me kabalën e çifutëve, ku sipas saj, përmes vizualizimit mendor të një ngjyre të caktuar, i shoqëruar me shqiptimin e fjalëkalimit (formula) arrihet një gjendje mbinatyrore që mundëson kontaktin me nivele të larta hyjnore.

Në përgjithësi, popujt e lashtë i kanë klasifikuar ngjyrat në ato me ndikime pozitive dhe ato me ndikime negative. Ngjyrat që konsideroheshin pozitive përfshinin: vjollcën, të kaltrën, të kuqen, jeshilen, të bardhën dhe të verdhën, ndërsa ngjyra me efekt negativë cilësohej e zeza.

Për këtë arsye, në besimet e popujve që nga lashtësia, ngjyra e kuqe simbolizonte vlerën, fuqinë dhe shëndetin, ndërsa ngjyra jeshile simbolizonte shpresën, besimin, fitoren, fatin e mirë.

Por si arritën këto dy ngjyra të bëhen ngjyrat bazë të Krishtlindjes?

E para, duhet të dimë se Krishtlindja filloi të festohej nga të krishterët që nga shekulli i 4-të, në datën 25 dhjetor si një festë që u pranua nga të krishterët në Lindje dhe Perëndim. në ditën e festës së “Deus Sol Invictus” (Zoti Diell i Pamposhtur).

Krishterimi, që gjatë tre shekujve të parë ishte i përndjekur në mënyrë sistematike nga Perandoria Romake dhe nuk i dha shumë rëndësi datave ekzakte të lindjes dhe të vdekjes së Jisu Krishtit, sepse judejnt nuk kishin traditë të festonin ditëlindje por kjo ishte një traditë pagane edhe pse Krishti i urdhërojë apostujt të kujtoni vdekjen edhe ngjalljen e Tij në misterin e Eukaristis Hyjnore (Luka 22-19) (1 Korintasve 11:23-26)

Domethëniet e ngjyrës së kuqe dhe jeshile!

Kjo ndodhi edhe për shkak se në atë kohë ekzistonin shumë kalendarë të ndryshëm që matnin kohën, si ai judaik, romak, egjiptian dhe aziatik, dhe kjo krijonte një mosakordim të datave fikse mes popujve.

Krishtlindja, deri në shekullin e katërt, ishte një festë e përbashkët me pagëzimin e Zotit, ku të krishterët kremtonin së bashku lindjen, rrethprerjen, vizitën e magëve, shfaqjen 12-vjeçare të Zotit në tempull dhe pagëzimin e Tij, pra, shfaqjen e Birit të Zotit në mish (Theofania)

Pas shekullit të 4, kur krishterimi u bë fe zyrtare e Perandorisë Romake nga Kisha Apostolike, u mor vendimi që kremtimi i Krishtlindjes të ndahej nga pagëzimi dhe të festohej veças në 25 dhjetor.

I gjithë Kalendari Liturgjik i asaj periudhe u rregullua që të kishte një rrjedhë logjike dhe të korrespondonte psh dita e Ungjillëzimit të Virgjëreshës Mari në 25 mars me Krishtlindjen 25 dhjetorin, dmth një distancë kohore 9 mujore  aq sa i nevojitet një embrioni për t’u formuar dhe lindur si njeri.

Kështu, Kisha, nëpërmjet kalendarit liturgjik, na tregon se Biri dhe Fjala e Perëndisë qëndroi 9 muaj në barkun e Virgjëreshës Mari dhe lindi si Perëndi njeri në Betlehem të Judesë.

Vendosja e Krishtlindjes në këtë datë ishte një urtësi pedagogjike e Kishës Apostolike, e cila synonte që njerëzit idhujtarë të adhuronin Zotin Jisu Krisht “Diellin e Drejtësisë” (Malakia 4-2)  dhe kështu të   hiqnin dorë nga adhurimi i diellit (Deus Sol Invictus) që festohej në Perandorin Roamake me urdhër të perandorit Aureliano në vitin (274 psK), i cili duke dashur t’i bashkojë shtetasit multikulturor të Perandorisë Romake, vendosi këtë festë perandorake të diellit  në solticin dimëror nga data 21-25 dhjetor.  

Disa thonë se vërtet Krishti ka lindur në 25 dhjetor dhe se festa e diellit nuk ekzistonte, por ajo u fut nga Julian Apostati shekulli i 4 për të eklipsuar festën e Krishtlindjes.

Megjithatë, ajo që mund të themi njëzëri sëbashku është se Kisha Apostolike që nga shekulli i katërt vendosi se  Krishtlindja të festohej më 25 dhjetor dhe kjo datë u pranua unanimisht  si në lindje edhe perëndim. Krishtlinja festohet me kalendar të ndryshëm si ai  Julian shekulli i parë  dhe ai Grigorian shekulli 16. Kalendarët kanë një  një ndryshim prej 13 diësh. Kisha Orthodhokse i përdorë të dy këta kalendar gjatë vitit liturgjikal,kështu Krishtlindja në kishat orthodhokse  festohet  në  25 dhjetor dhe më 7 janar që përsëri është 25 dhjetor me kalendarin Julian.

Por le të kthehemi tek tema e ngjyrave për Krishtlindje.

Në këto ditët e fundit të dhjetorit, që korrespondonin me solsticin dimëror, ku nata bëhej e barabartë me ditën dhe dita i merrte natës, popujt skandinavë, të cilët kalonin një dimër të egër, shikonin ngjyrën e kuqe si ngjyrën e diellit. Ata besonin tek dielli si një zot i zjarrtë dhe i dritës, që fillon përgjat solsticit të  mposhte zotin e keq, zotin e errët të ftohtë të dimrit.

Ndërkohë ata e shikonin tek pemët dhe shkurret që nuk vyshkeshin gjatë dimrit, si bredhi, dafina, ashja, etj ngjyrën jeshile të gjelbër që përfaqësonte jetën e “perëndive” të pavdekshëm që ndihmonin në pjellorinë njerëzore dhe shtazore.

Kështu, këto dy ngjyra ishin dominuese tek popujt skandinavë dhe ata përdornin jo vetëm ngjyrat, por edhe bimët ku kombinimi i të kuqes edhe gjelbër ishte natyral, për të arreduar shtëpitë e tyre gjatë solsticit të dimrit.

Ky ishte një akt simbolik, për të sjellë mbrojtje dhe fat të mirë, pjellori për familjet e tyre në vitin e ardhshëm.

Krishterimi ndryshe nga paganizmi nuk i dha shumë rëndësi ose nuk u fiksua tek ngjyrat edhe pse Bibla nuk i mohon simbolikat e ngjyrave edhe pse ato janë pjesë e krijimit që lavdërojnë Zotin (Psalmi 148).

Edhe pse në artin ikonografik ngjyrat kanë simbolikën dhe domethënien e tyre ndryshe nga alkimia , si psh e bardha është simbol i dritës dhe pastërtisë, e zeza simbolizon misterin, ngjyra blu freskinë dhe qartësinë, e gjelbra shpresën, e verdha lavdinë dhe shkëlqimin hyjnor, e kuqja flakën dhe ngrohtësinë e misterit, dhe bluja rrezet e dritës hyjnore, përsëri në krishterim orthodhoks  këto ngjyra asnjëherë nuk janë parë si fatsjellëse, që sjellin në mënyrë magjike jetën, shëndetin dhe pjellorinë, siç besonin paganët.

Krishterimi orthodhoks  theksoi mesazhin Biblik  se; “çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë së cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi” (Jakovi 1:17).

Sipas kanove ikonografike e kuqja simbolizon natyrën hyjnore, ose hirin e zjarrtë të Perëndisë, sepse në Bibël  është shkruar: Sepse Zoti, Perëndia yt, është një zjarr që të konsumon” ( Ligji i Përtërirë 4:24), kjo ishte edhe traditë e izraelitëve që ishin urdhëruar nga Mojsiu të bënin në cepat e rrobave buzë me thekë,  me ngjyrë të kuqëremt për kujtuesë i marrëdhënies së veçantë me Perëndinë, (JAHVE) (Numrat 15:38-40) Fjalët hebraike për ngjyrat tekhélet, një nuancë e blusë, dhe ’argamán, që zakonisht përkthehet «e purpurt», lidheshin me veshjet e kryepriftit dhe me sendet e tjera zbukuruese në tabernakull dhe në tempull.

Edhe në ikonën e Krishtlindjes, e kuqja edhe bluja në jeshile  janë dominues, sepse, në kombinim me personat dhe natyrën, ato shprehin ikonografikisht misterin e madh se Perëndia bëhet njeri në personin e Jisu Krishtit, domethënë, një person me dy natyra: “Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë. ( Joani 1-14).

 Siç e theksuam, këto dy natyra shprehen në artin ikonografik me dy ngjyra: e kuqja për natyrën hyjnore dhe e gjelbra në blu për natyrën njerëzore dhe ky kanon ikonografik vazhdon deri më sot në ikonat orthodhokse.

Por rishfaqja e fiksimit dhe bestytnisë  pagane i ngjyrave të kuqes dhe të së gjelbrës jashtë konteksit të krishterë shpëtimtar në Krishtin, u rishfaq në Evropën Perëndimore, kur Reforma Protestante me Martin Luterin  shekulli 16 hoqi dorë nga ikonografia dhe grazhdi, që prej shekujsh simboli autentik i Krishtlindjes dhe në vend të grazhdit vendosi pemën  e bredhit, ngjyrë jeshile simboli i pavdeksisë  dhe e dekoruar me qiri ose topa të kuq, simboli i diellit.

Më vonë shekulli  19-20 ky kombinim ngjyrash, e kuqe dhe e gjelbër, filloi të përdorej për figurat mitike si Santa Klaus, apo e thënë ndryshe Plaku i Vitit të Ri edhe për marketing nga kompani si “Coca Cola “që krijonin reklama fitimprurëse, si në veshje, paketime, ushqime për Krishtlindje dhe sot është bërë një trend gjithëpërfshirës.

Domethëniet e ngjyrës së kuqe dhe jeshile!

Ngjyrat dhe çdo krijesë e natyrës janë të mira në thelbin e tyre, sepse çfarë ka krijuar Zoti është e mirë (Zanafilla 1).

Problemi lind kur njerëzit duke u udhëhequr nga mentaliteti i turmës nuk e vënë mendjen në punë, ku edhe pse nuk e kuptojnë kuptimin ose simbolikën e ngjyrave, i mbajnë ato me fanatizëm si fatsjellëse, besëtytni.

Ajo që njerëzit shpesh harrojnë ose nuk e dinë është se çdo gjë e krijuar, qoftë inteligjente apo jo, kur ndahet nga Krijuesi dhe nuk i jep lavdi Atij, humb të mirën e saj thelbësore dhe kthehet në qenie apo objekte që mbartin negativitet, e kjo vlen edhe për ngjyrat kur ato përdoren nga njeriu si fatsjellëse.

Prandaj ngjyrat, por si e kuqja dhe e gjelbra, kanë një konotacion pozitiv edhe negativ, varet si edhe pse i përdorim.

Sipas okultistëve ato mund të kenë edhe anën e kundërt, atë negative, armiqësore dhe degjenerimit moral.

P.sh, e kuqja konsiderohet në urtësinë ezoterike si ngjyrë e luftës, gjakut, shqetësimeve kolektive, emocioneve, urrejtjes dhe epshit (libidosë). Të gjithë magjistarët, gjatë ritualeve të tyre magjike, vishnin pelerinat me ngjyrë të kuqe. Madje, edhe në Bibël na thuhet për laviren e kombeve (Babiloninë) që përfaqëson sistemet politike, ekonomike ,kulturore, antikrishte, ishte veshur me të kuqe: “Edhe erdhi një nga të shtatë engjëjt që kishin të shtatë kupat, edhe foli bashkë me mua, e më tha: “Eja, do të të tregoj gjyqin e lavirës së madhe që ka ndenjur mbi shumë ujëra, me të cilën kurvëruan mbretërit e dheut, dhe banorët e dheut u dehën me verën e kurvërisë së saj.” Edhe më çoi në frymë në një vend të shkretë; edhe pashë një grua që po rrinte mbi një bishë të kuqe, plot me emra blasfemie, që kishte shtatë krerë e dhjetë brirë. Edhe gruaja ishte veshur me purpur e me të kuq të ndezur, edhe praruar me ar e me gurë të çmuar e me margaritarë, edhe kishte në dorën e saj një kupë të artë mbushur me neveritë dhe ndyrësitë e kurvërimit të saj.Edhe mbi ballin e saj ishte shkruar një emër: Mister, Babilona e madhe, nëna e lavirave dhe e neverive të dheut”. (Zbulesën 17:1-6)

Ngjura e kuqe është edhe ngjyra e djallit që banon në flakët e Ferrit, i cili  kërkon të imitojë Zotin me dritën e pakrijuar.

Po ashtu, edhe jeshilja në tradita të ndryshme popullore konsiderohet si ngjyrë e paaftësisë dhe si ngjyrë e “njerëzve të vegjël”, dmth po integritet.Në këto besime, ajo shihet si një ngjyrë e pafat, veçanërisht tek të dashuruarit, të cilët mund të mbajnë veshje apo sende të kësaj ngjyre. Për më tepër, jeshilja shikohet si një ngjyrë erotike që ka ndikim në erosin, pasi, sipas alkimisë, ata që e adhurojnë këtë ngjyrë, gjithnjë janë të freskët dhe të virgjër në qasje ndaj seksit. Në fushën psikologjike, ngjyra e gjelbër lidhet me ndjenja të tilla si papjekuria dhe zilia. Ky kontekst lidhet me natyrën e dyshimtë dhe shpesh të errët të ngjyrës jeshile, duke përfshirë aspekte të pasigurisë, magjisë dhe ndikimet e saj në emocionet dhe dëshirat njerëzore.

Ngjyra jeshile është edhe ngjyra e “Panit” demonit të pyjeve.

Duhet të kuptojmë se prapa çdo simbolike edhe e ngjyrave, fshihet dhe përçohet një energji, qoftë pozitive apo negative. Ngjyrat nuk janë diçka në vetvete, por kuptimi dhe ndikimi emocional varet kujt ia dedikojmë, sepse energjia nuk është diçka impersonale, por personale, pra energjia  është e përçuar nga qenie mbinatyrore mendore që ndikojnë në mirëqenien mendore dhe trupore të njerëzve.

Energjitë pozitive, si drita e pakrijuar, vijnë nga Perëndia, engjëjt dhe shenjtorët, të cilët veprojnë si pasqyrime të kësaj drite jetike, ose “drita të dyta” dhe kjo në gjuhën teologjike quhet hir.

Ndërsa energjitë negative, si e kundërta e të mirës, të errëta  burojnë nga djalli dhe demonët, të cilët janë engjëj të rënë nga lavdia e Perëndisë dhe janë pozicionuar si armiq të Zotit dhe të njeriut dhe botës.

Prandaj, nëse këto dy ngjyra (e kuqja dhe jeshilja) do t’ia dedikojmë Krishtlindjes, domethënë Krishtit që lind si Zot dhe njeri, atëherë energjitë pozitive të Zotit do të vijnë tek ne dhe vetë ngjyrat që ne i personifikojmë do të na përcjellin në heshtje mesazhin e Krishtlindjes se Biri i Zotit u bë bir njeriu për shpëtimin e botës.

Domethëniet e ngjyrës së kuqe dhe jeshile!

Kjo performancë ngjyrash e personalizuar Krishtlindjes  do të ndikojë pozitivisht në psikikën tonë, në shëndetin dhe në marrëdhëniet shoqërore, sepse besimi shpërblehet me hir hyjnor.

Por, nëse i shikojmë këto ngjyra thjeshtë si fatsjellëse, të shkëputura nga Zoti, atëherë ato kthehen në idhuj djallëzor. Në këtë mënyrë, njerëzit bien në grackë, duke u futur në lojën e demonëve, të cilët, si regjisorë të padukshëm, punojnë për të ngatërruar njerëzit dhe për t’i çuar në labirintet e besëtytnive, alkimisë dhe magjisë.

Kjo bestytni shpesh shoqërohet me një adrenalinë epshore, që josh njerëzit dhe i bën të mbeten të ngatërruar në rrjetat e mashtrimit djallëzor, ashtu siç thuhet: “Festa e Kuqe e Demonit Jeshil”

Jo më kot edhe kostumi i Peter Pan ( demoni i pyjeve) personazhi që argëtohen fëmijët sot, i  kanë të veshur një tunikë e kuqërremtë dhe triko jeshile e errët, apo  edhe robat e kuqe edhe jeshile e Santa Klausit shpërfytyrimi blasfemues i Shën Nikollë (6 dhjetor), që sikur hyn në banesa e njerëzve nga oxhaku dhe kjo performancë  është me origjinë pagane parakristiane, e “zotit” Odin, që shpesh hynte nëpër oxhaqe në stinën e dimrit, kjo punë e demonëve që nuk hyjnë nga dera por si hajdut shpirtrash hynë nga oxhaqet e errëta së bashku me elfat jeshil apo demonet, apo kostumi, kuq edhe jeshil i “Plaku i Vitit të Ri” edhe kjo një rishgfaqje e shamanëve, magjistarëve skandinav.

Kështu kujt ne ja dedikojmë ngjyrat pa e kuptuar ato ndikojnë, në të mirë apo në të keq në psiqikën në botën tonë të brendëshme, ashtu si psikiatri bashkëkohor Karl Gustav Jungu ka konstatuar se në koncepcionin e psikoanalizës, ngjyrat shpalosin funksionet themelore psikike të njeriut.

Prandaj, njerëz, dhe veçanërisht ne të krishterët, le t’i njohim simbolet edhe ato të ngjyrave edhe t’i përdorim për lavdi të Perëndisë edhe  të festojmë Krishtlindjen me kuptim dhe me dallim, duke përdorur simbolet edhe ngjyrat, si të kuqen dhe të gjelbrën për të dhënë mesazhin e Krishtlindjes: “Zoti u bë njeri, që njeriu të bëhet Perëndi, sipas hirit “(Shën Athanasi i madh), ashtu siç apostulli i kombeve Pavël na thotë: “Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t’i bëni për lavdinë e Perëndisë” (1 Korintasve 10:31).

Por nëse këto ngjyra e kuqja edhe jeshilja përdoren pa qëllim dhe të shkëputura nga lindja e Krishtit, duke u trajtuar si fatsjellëse ashtu si besonin edhe vepronin kombet pagane, ato nuk mbeten më thjeshtë ngjyra, por kthehen në idhuj, që rivalizojnë Zotin edhe na lidhin me demonët e ligj.Prandaj edhe pse aredojmë shtëpinë me bredha jeshil, me topa ngjyrë të kuqe, paketojmë dhuratat dhe vishemi me kombinim të kuqe edhe jeshil, madje edhe nqs urojmë për fat "Merri Crismas" por Krishtin nuk e përfillim  as nuk i bëjmë vend në shtëpin tonë dhe zemrat tona , ne po ju flijojmë demonëve si paganët,ashtu si përsëri apostull Pavli shkruan; “Jo, por them se gjërat që flijojnë kombet, ua flijojnë demonëve dhe jo Perëndisë. Prandaj, unë nuk dua që ju të merrni pjesë me demonët” (1 Korintasve 10:20).



Të ndryshme
Më shumë