TV LIVE
Nga Rajoni
19 December 2024
Osmani: Nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Në komunikatën për media thuhet se Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbetet një platformë e rëndësishme për rajonin tonë.

Presidenca në një përmbledhje të asaj se çfarë ka deklaruar e para e shtetit, bën të ditur se Osmani gjatë qëndrimit atje në biseda me liderë të institucioneve dhe shteteve anëtare të BE-së, theksoi se e ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për ne mbetet një angazhim i çdoditshëm.

“Nëse respektohet parimi i meritokracisë, ashtu siç proklamohet, atëherë duhet të ecet përpara me hapa konkret në këtë rrugëtim, duke filluar me trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit tonë për anëtarësim dhe heqjen e masave ndaj Kosovës të cilat janë të padrejta dhe joevropiane”, tha ajo.

Presidentja e shtetit më tej ka thënë se nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria.

“Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe.  Pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucione euro-atlantike, sepse mbi të gjitha ky është vullnet i popullit tonë”, citohet të ketë Osmani.



Të ndryshme
Më shumë