Kur ChatGPT debutoi dy vite më parë, chatboti AI u përball me kërkesë aq të lartë saqë OpenAI lançoi një plan me pagesë quajtur ChatGPT Plus për përdoruesit që kërkonin qasje të garantuar dhe të avancuar në funksionalitetet e tij.
Ndërsa chatboti vijon të rritet në popullaritet, kompania vendosi të prezantojë një tjetër plan me pagesë për përdoruesit i cili kushton 10 herë më shumë.
Ditën e Enjte gjatë evenimentit live “12 ditë OpenAI”, kompania prezantoi ChatGPT Pro i cili kushton 200 dollarë në muaj.
Abonimi në këtë plan sjell akses të pakufizuar duke ju dhënë përdoruesve më të mirën e modeleve dhe mjeteve AI të OpenAI. Këtu përfshihen modelet dhe funksionalitetet e fundit përfshirë o1, GPT-4o dhe Advanced Voice.
Përfitimi më i madh i këtij plani është modaliteti i ri o1 pro, modeli më i fuqishëm i familjes o1 prezantuar ditën e djeshme.
Gjer më sot përdoruesit me pagesë kishin qasje vetëm në o1-preview, por gjatë prezantimit live, OpenAI njoftoi se versioni i plotë i o1 do të zëvendësonte o1-preview për të gjithë përdoruesit me pagesë.
Versioni i plotë ka shumë avantazhe krahasuar me versionin eksperimental duke reduktuar gabime madhore me 34 përqind dhe mendon 50 përqind më shpejtë. Versioni që përdoruesit e ChatGPT Pro, o1 pro, do të kenë akses, është edhe më i avancuar kryesisht në logjikë dhe probleme matematikore.
Përdoruesit e ChatGPT mund të zgjedhin modelin o1 pro nga opsionet e chatbotit. Duke qenë se “mendon” më gjatë lidhur me një pyetje, përgjigje do të marrin më shumë kohë për tu krijuar. Madje tregon një shiri të ecurisë së krijimit të përgjigjes.
/PCWorld Albanian