Ish-kryeministri dhe lider aktual i VMRO-Popullore, Ljubço Georgievski, ka komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski për rrugën evropiane të Maqedonisë. Georgievski shkurt tha se nuk pret asgjë të re në katër vitet e ardhshme.
“Qeveria kishte një plan në tre faza për të bindur Brukselin për të vërtetën e saj? Me fjalë të tjera, asgjë nga negociatat me Bashkimin Evropian në katër vitet e ardhshme”, njoftoi Georgievski në rrjetet sociale.
Mickoski edhe dje ka theksuar se është optimist dhe se lufta për përparimin e Maqedonisë në rrugën evropiane do të vazhdojë.
Sipas Mickoskit, në BE është një ekip i ri që dalëngadalë po i njehë problemet, ndërsa Qeveria do të vazhdojë të luftojë sepse Maqedonia ka të drejtë dhe duhet të zbulohet e vërteta e vërtetë.