TV LIVE
Nga Rajoni
6 December 2024
Buxheti 2025/ Kryeministri Rama: 164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se 164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje në buxhetin 2025.

 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike dhe mbështetje.

“164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje në #buxhetin2025

Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara.

Punojmë për një Shqipëri me më shumë dinjitet e humanizëm”, shkruan kryeministri në Facebook.

 



Të ndryshme
Më shumë