TV LIVE
ShowBiz
6 December 2024
Dhjetë albumet më të mira të vitit 2024, sipas Associated Press

Associated Press ka zgjedhur 10 albumet muzikore më të mira të vitit 2024. Përzgjedhja është bër nga gazetarja e agjencisë së lajmeve, Maria Sherman.

Listën e AP-së kryeson albumi i Beyoncés “Cowboy Carter”. 

“Cowboy Carter” – Beyoncé
Ky album 78-minutësh është një përzierje unike e muzikës ‘country’ dhe stilit të fuqishëm të këngëtares Beyoncé. 
“Ky nuk është një album ‘country’, por një album ‘Beyoncé’”, pati thënë këngëtarja duke e pozicionuar veten si një lloj ‘opozite’ për strukturat e kamotshme që zotëruan këtë zhanër dhe duke ndihmuar në nxjerrjen në pah të historive, shpesh të injoruara, të artisteve me ngjyrë dhe të tjera në muzikën "country". 
Sipas AP, është e vështirë të imagjinohet që ky album të mos konsiderohet si një nga më të mirët e dekadës.

“BRAT”– Charli XCX
Ky album ka shënuar një moment të rëndësishëm në muzikën e vitit 2024. Sipas AP, “Muzika luhatet midis hedonizmit dhe ankthit”, duke sjellë një eksperiencë që tërheq fansat e tingujve të stilit “underground” dhe të tjerë, duke sjellë një formë të re dhe shumë më interesante të muzikës dance-pop.

  1. “Alligator Bites Never Heal” – Doechii
    Përmbajtja e këtij albumi është një përzierje e muzikës “R&B” dhe “rap” me rrëfim të mprehtë dhe intensitet, që ka tërhequr vëmendjen me këngë si “Boom Bap” dhe “Catfish”, të cilat theksojnë shkëlqimin e Doechiit në skenën muzikore.

  2.  

    “Manning Fireworks” – MJ Lenderman
    Ky album është përzierje e melodive të thjeshta të muzikës “rock” dhe tregimeve humoristike e të mprehta. Sipas AP, “është një kaleidoskop i momenteve brilante” dhe është një klasik për fansat e muzikës alternative.

  3.  

    “Orquídeas” – Kali Uchis
    Me një zë të ëmbël dhe të pakrahasueshëm, Kali Uchis, e çon këtë album përtej kufijve të muzikës, duke kaluar nga stili “reggaeton” në “alt-R&B” dhe duke krijuar një përvojë të mrekullueshme, që është përshkruar si një udhërrëfyes i lëvizshmërisë së zhanreve dhe emocioneve.

  4.  

    “GNX” – Kendrick Lamar
    Ky është një album surprizë nga Kendrick Lamar, i cili i ka magjepsur fansat me performancën e tij të jashtëzakonshme dhe aftësinë për të kaluar pa mundim mes “cadencave” dhe perspektivave të ndryshme të vargjeve. Siç e përshkruan AP, është një nga më të mirët e vitit.

  5.  

    “Hit Me Hard and Soft” – Billie Eilish
    Albumi i tretë i Billie Eilish është një lloj manifestimi i ambicieve të saj. Sipas AP-së, albumi është përzierje e stilit “gotik” dhe produkteve të klasës sociale, duke shfaqur këngë të mrekullueshme si “Lunch” dhe “Birds of a Feather”. Ky album tregon se nuk ka asgjë që Billie Eilish nuk mund ta bëjë.

  6.  

    “Two Star & The Dream Police” – Mk.gee
    Mk.gee ka sjellë një album të veçantë, që përfshin një kombinim të lo-fi me meloditë pop dhe prodhim të veçantë. Ky album është përshkruar si “muzikë e shkëlqyer për të mësuar”, por gjithashtu ka ndikim të fortë në çdo dëgjues për shkak të kompozimeve të tij të veçanta me kitarë.

  7.  

    “The Past Is Still Alive” – Hurray for the Riff Raff
    Albumi i Hurray for the Riff Raff, i udhëhequr nga Alynda Segarra, është rrëfim i thellë për jetën në Amerikë dhe përvojat e një individi që ka jetuar larg nga shtëpia. AP ka shkruar se ky album tregon Amerikën me gjithë bukuritë dhe vështirësitë e saj, duke sjellë një lloj portretizimi të jetës së ashpër reale.

  8.  

    “Phasor” – Helado Negro
    Ky album i Helado Negro është një eksplorim i identitetit latin përmes muzikës elektronike dhe asaj që tingëllon si e ngadaltë. AP ka shkruar se albumi është kënaqësi për t’u dëgjuar dhe gjithashtu një për t’u analizuar, duke shfaqur një lloj veçantie dhe ndjeshmërie ndaj natyrës.



Të ndryshme
Më shumë