TV LIVE
Nga Vendi
5 December 2024
Shabani: VLEN-i ka nënshkruar “non paper” në Ambasadën amerikane, që nuk do të bëhet pjesë e qeverisë pa ndryshime kushtetuese! Do të ketë reagime diku nga mesi i janarit

Isen Shabani nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës, në Daily Click në TV21 tha se koalicioni VLEN ka dhënë garanci përmes nënshkrimit të një “non paper” në Ambasadën e SHBA-ve, që nuk do të bëhen pjesë e qeverisë pa ndryshime kushtetuese.

“Besoj që dita ditës edhe këta do ta kuptojnë realitetin, edhe pse janë thirrur në një garancë, ku ata vet e dinë që në Ambasadën e Amerikës kanë nënshkruar “non paper”, ku ata kanë edhe për obligim t’i qëndrojnë atij dokumenti. Flasim për VLEN-in, subjekt politik i shqiptarëve që janë në këtë qeveri dhe kanë dhënë garanca që nuk do të bëhen pjesë e qeverisë, në qoftë se nuk bëhen ndryshimet kushtetuese”, tha mes tjerash Shabani.

Shabani thotë se qeveria aktuale nuk po propozon zgjidhje për arritjen ndryshimeve kushtetuese, dhe se sipas tij, nga janari mund të priten reagime më të fuqishme nga SHBA-të.

“Ndoshta do të presin edhe ato ndonjë ditë , ndonjë moment më të volitshëm, të kalojë dhjetori, pas festave, besoj që edhe ata do të kenë qëndrim më konkret, në mesin e janarit”, shtoi Shabani.



Të ndryshme
Më shumë