TV LIVE
Nga Vendi
5 December 2024
BDI i reagon Mexhitit: Shqiptarët e dinë mirë se je simbol i korrupsionit dhe keqqeverisjes

BDI i është përgjigjur zv/kryeministrit Izet Mexhiti, lidhur me deklaratat e tij se është thyer miti i BDI-së.
Ata përmes një kumtese thonë se Izet Mexhiti dy dekada ka mbajtur pozitat më të larta në këtë parti ndërsa sot flet për thyerjen e mitit të BDI-së, madje nuk kanë kursyer as edhe disa akuza për ish nënkryetarin e tyre.
“Për dy dekada, Mexhiti shfrytëzoi pozitat që i dha BDI – si nënkryetar i partisë, kryetar i degës së Çairit dhe tre mandate si kryetar komune – për të realizuar interesat e tij personale dhe të klanit të tij familjar. Por njerëzit nuk janë naivë. Shqiptarët e dinë mirë se Mexhiti është simbol i korrupsionit, nepotizmit dhe keqqeverisjes. Ai është fytyra e asaj që pengoi zhvillimin dhe përparimin e shqiptarëve në Çair dhe më gjerë. Tani, me fjalët e tij boshe për “thyerje mitesh”, ai përpiqet thjesht të fshehë paaftësinë dhe dështimin e tij për t’iu përshtatur standardeve të reja të llogaridhënies”, thuhet në reagimin e BDI-së.



Të ndryshme
Më shumë