Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me prindërit dhe mësuesit në shkollën “Halit Coka”, në Kamëz në kuadër të diskutimit për kufizimin e rrjeteve sociale si TikTok theksoi se këto të fundit kanë të njëjtin efekt si drogat.
Ato krijojnë varësi ashtu si lëndët narkotike, thekson kryeministri, në bazë të faqeve që klikohen nga të miturit apo të rriturit.
Rama: Janë marrë disa masa në aspekti lgjor por nuk ka akoma mekanizma teknologjikë për të vendodur filtra kush është i rrituri, fëmija, kush e përdor apo jo jemi duke i studiuar të gjitha aspektet, jemi të prirur të besojmë që bllokimi i plotë i TikTok edhe për një sërë arsyesh që lidhen me pamundësi në për të pasur të njëjtat kritere dhe standarte si vendet e tjera do të shihte një rrugë qoftë edhe për një periudhë për të parë çfarë bëjnë të tjerët.
Këto rrjete janë të shndërruara si gropa thithëse në bazë të gjërave që çdokush klikon dhe shikon aty, kanë të njëjtin efekt siç kanë drogat i bëjnë të varur nga ekrani, u japin më shumë ushqim.