Sulmuesi i Real Madridit, Kilië Mbape humbi penalltinë e dytë pas asaj kundër Liverpulit në Champions. Pas disfatës në transfertën me Bilbaon, francezi reagoi në rrjetet sociale.
“Rezultat i keq. Një gabim i madh në një ndeshje ku çdo detaj ka rëndësi. Unë marr përgjegjësinë e plotë për të. Një moment i vështirë, por është më e mira për të ndryshuar këtë situatë dhe për të treguar se kush jam”, ka shkruar Mbape.