TV LIVE
ShowBiz
4 December 2024
Vuante prej kohësh nga kanceri i mushkërive, ndërron jetë nëna e Eminem

Debbie Nelson, nëna e reperit Eminem, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ajo ndërroi jetë më 2 dhjetor pas një beteje të gjatë me kancerin e mushkërive.

 

Lajmi për sëmundjen e saj ishte bërë publik për herë të parë në shtator të këtij viti. Eminem, i cili tani është 52 vjeç, ka pasur një marrëdhënie të komplikuar me nënën e tij gjatë gjithë jetës.

Megjithatë, kur ai mori çmimin e yllit në Hall of Fame, Debbie e përshëndeti atë publikisht.

Marshall, nuk mundi të lejoj të kalojë kjo ditë pa të uruar për yllin në Hall of Fame. Të dua shumë.”

“E dija se do të arrije atje. Ka qenë një udhëtim i gjatë ”shtoi ajo, duke shprehur krenarinë për arritjet e djalit të saj.

Në vitin 2019, babai i Eminem, Marshall Bruce Mathers Jr, vdiq në moshën 67-vjeçare.

 



Të ndryshme
Më shumë