TV LIVE
Teknologji
4 December 2024
PlayStation s’ka frikë nga inteligjenca artificiale

Shefi i PlayStation, Hermen Hulst, ka deklaruar se inteligjenca artificiale ka potencial t'i revolucionalizojë lojërat, por beson se kurrë s'do të mund t'i zëvendësojë lojërat që krijohen nga njerëzit.

Ai është shprehur se ekziston dallimi mes inteligjencës artificiale dhe krijimit njerëzor, por shtoi se duhet të kërkohet ekuilibrimi, ka raportuar BBC.

“Unë dyshoj se do të ketë kërkesë të dyfishtë në lojëra; një për përvoja inovative të drejtuara nga AI dhe një tjetër për përmbajtje të punuar me dorë. Arritja e ekuilibrit të duhur mes përdorimit të AI dhe ruajtjes së prekjes njerëzore do të jetë vendimtare”, ka deklaruar Hulst.

Kompania ka pasur një vit të shënuar me ulje e ngritje, me suksesin fenomenal të tastierës së PlayStation 5 dhe humbjet e shumta të vendeve të punës. Zhvilluesit e lojërave janë goditur nga ngadalësimi i kërkesës pas pandemisë, por disa gjithashtu janë të shqetësuar për praninë e inteligjencës artificiale.

Përparimet teknologjike kanë potencialin për të lejuar që shumë nga pjesët e zakonshme të zhvillimit të lojërave të automatizohen.



Të ndryshme
Më shumë