Rita Ora ka marrë gjithë vëmendjen teksa mbërriti në tapetin e kuq të “Fashion Awards 2024”, në Royal Albert Hall. Këngëtarja e famshme pothuajse nuk njihej me pamjen e re të saj.
34-vjeçarja u shfaq me një model flokësh të çuditshëm, teksa ishte bërë bionde.
Ylli i muzikës kishte zgjedhur që të vishte një kostum ngjyrë gri, një këmishë me vija dhe kishte vendosur një kravatë. Rita gjithashtu kishte mbushur duart me unaza dhe byzylykë të mëdhenj metalikë.
Ndërsa në veshë kishte vendosur një palë vëthë në formë spirale, të mëdhenj.
Mesa duket, këngëtarja ishte siguruar që pamja e saj të ishte sa më e guximshme. Ajo kishte lyer edhe vetullat bionde dhe buzët i kishte portokalli me shkëlqim.