Viktor Gyokeres është një prej slmuesve më të mirë aktualisht.
Ai po shkëlqen këtë sezon me Sportingun, ku shumë skuadra të mëdha evropiane dëshirojnë shërbimet e tij në janar, shkruan IndeksOnline.
Liverpool, Arsenal, Chelsea, PSG, Manchester United dhe Barcelona janë në garë për yllin suedez.
Sipas asaj që raporton ”The Sun”, Gyokers ka vendosur që të bashkohet me ish-trajnrin, Ruben Amorim, te skuadra e Manchester United.
Raportohet se 26-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh në kontratën e tij, por Sporting mund ta shes për 70 milionë euro.
Gyokers ka pasur paraqutje fantastike deri më tani me Sportingun, ku ka shënuar 24 gola në 19 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon./IndeksOnline/