Apple përjetoi një rritje minimale me iPhone në 2024 pavarësisht një forcimi të tregut global të smartfonëve sipas të dhënave të IDC. Shitjet e smartfonëve në mbarë botën u rritën me 6.2 përqind në 1.24 milionë njësi, por të iPhone u rritën me vetëm 0.4 përqind gjatë së njëjtës periudhë.
Performanca e dobët e iPhone hedh dritë mbi sfidat e Apple në tregje të rëndësishme si Kina ku rivalët vendas po fitojnë terren përmes çmimeve agresive dhe inovacionit tekologjik.
Prodhuesit Kinezë si Xiaomi dhe Huawei po investojnë në zhvillim hardueri dhe softueri si dhe dizajnë procesorësh siç ishte rasti i fundit i Huawei me smartfonin Mate 70 i cili fuqizohet nga një çip i zhvilluar në Kinë.
Ishin smartfonët Android forca kryesore pas rritjes së këtij viti. Kostoja mesatare e një smartfoni Android është 295 dollarë krahasuar me segmentin 1,000+ dollarë që ka në objektiv Apple.
Por IDC thotë se në 2025 pritet një performancë më e mirë për Apple me një parashikim prej 3.1 përqind rritje për pajisjet iOS dhe 1.7 përqind për smartfonët Android. /PCWorld Albanian