TV LIVE
Nga Vendi
29 November 2024
NDAHET NGA JETA STOMATOLOGU KËRÇOVAR, HAJRADIN SULEJMANI

Në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë stomatologu Harjradin Sulejmani, i cili vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ndarja e tij nga jeta shkakton dhimbje jo vetëm tek familjarët , por edhe tek kushdo që e njihte Dr.Hajradinin dhe e kujton si njeri i mirë e i përkushtuar, familjar i rregullt dhe profesionist në fushën e tij.

I lindur në fshatin Prapadisht të Kërçovës, në vitin 1957, shkollën fillore e kreu në vendlindje, më pas vazhdon shkollimin e mesën në Prishtinë, pas mbarimit të shkollës së mesme, regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë, ku u diplomua për Stomatologji në vitet e tetdhjeta, në fillim Doktor Hajradini punësohet në Spitalin e Kërçovës si Stomatolog, ku pas një kohe transferohet në Ordinancën Stomatologjike në fshatin Zajaz ku qe në shërbim të popullatës së kësaj ane për një kohë të gjatë, më pas transferohet në Ordinancën Stomatologjike në Osllome, ku mbi 25 vjetë ishte në shërbim të banorëve të fshatrave të ish Komunës së Osllomesë.

Në një postim në Facebook, për ndarjen nga jeta të Dr. Hajradinit, ka njoftuar djali i tij Gojart Suljemani "Të Allahut jemi dhe vetem tek Ai do të kthehemi!Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit,miqt dhe dashamirët se sot ndërroi jetë bashkëshorti,babai,vëllau dhe gjythi:Hajradin Sulejmani.Varrimi do të bëhet nesër në ora 12:30 te varrezat e rreja në Kërçovë".

Gjithashtu edhe bashkëpuntori i Dr. Hajradinit, Osman Adili ka përkujtu Doktorin, ai nëpërmes në një postim në Facebook shkruan:

“Sot paradite u nda nga jeta shoku im Harjradin Sulejmani Doktori Stomatologjisë ose doktori dhomve si që i thoshte populli!. Ku i shreh ngushllime familjes dhe shoqërisê sidomos pacientëve të tij që i ka shërby gati 40 vjet!. Zoti e shpëbleft me Xhenet”.

TV USKANA



Të ndryshme
Më shumë