Një nga problemet më të mëdha në autostradën Ohër – Kërçovë janë shpatet e trasesë sepse me kohë nuk është hetuar gjeologjia e tokës. Por, zgjidhje ka dhe deri në mars të vitit të ardhshëm do të kemi zgjidhje komplete teknike për të gjitha shpatet në trasenë e autostradës, potencoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski në podkastin “Muhabete biznese” ku ishte mysafir.
Siç bëri të ditur Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Nikolloski ka porositur se duhet të ketë zgjidhje me qëllim që autostrada të jetë funksionale kur do të lëshohet.
“Nuk janë bërë hetime të detajuara gjeologjike. Kjo vlen për të gjitha qeveritë e mëparshme, kur ata kanë filluar punën duhet ta kishin bërë hulumtimin. Dhe kjo ka të bëjë me seksionin nga Vërbjani deri mbi Kërçovë, është pjesë malore. Mendoj se aty ishte punuar me logjikë. Çdo mal është zakonisht shkëmb, ndërsa aty ka një gjeologji krejtësisht të ndryshme ku pjesa e poshtme është tokë e butë dhe ajo e sipërme është tokë e fortë. Prandaj ndodh që shpatet të bien, qëndrojnë të qëndrueshme për një, dy, tre vjet dhe pas tre vjetësh zbresin. Por ka edhe një zgjidhje për këtë, shkenca ka ecur përpara. Deri në mars do të kemi zgjidhje të plota projektuese për të gjitha shpatet që zbresin përgjatë trasesë. Gjëja më e lehtë është ta ndërtoni dhe ta lini të bie pas dy-tre vjetësh, pastaj të mbyllni gjysmën e rrugës për pastrim, etj. Duhet të kemi zgjidhje kur ta lëshojmë autostradën të funksionojë plotësisht. Kur u bëra ministër i mblodha të gjitha mendjet më të mëdha në Maqedoni në këtë sferë, së bashku me ekspertë ndërkombëtarë dhe Sinohidro gjithashtu ndihmoi me ekspertët e vet dhe zgjidhjet duken”, tha Nikolloski.
Përsëriti se deri në fillim të sezonit veror do të lëshohen në qarkullim rreth 40 kilometra nga shtrirja nga Vërbjani deri në Ohër, ndërsa deri në fund të vitit 2026, theksoi, “siç premtuam do ta ndërtojmë të gjithë autostradën”