TV LIVE
Nga Vendi
29 November 2024
ASH-Sela e dënon ashpër përdhosjen e flamurit shtetëror dhe djegien e flamurit shqiptar

Të gjithë flamujt e popujve të botës meritojnë respekt. E dënojmë ashpër përdhosjen e flamurit shtetëror dhe djegien e flamurit shqiptar, pasi gjeste të tilla janë të papranueshme dhe të papajtueshme me vlerat qytetare. Kështu ka thënë në reagimin e saj ASH-Sela, sipas të cilës, Atmosfera festive dhe pozitive në çdo cep të vendit nuk duhet dhe nuk mund të zbehet nga akte të tilla të izoluara

Reagimi i plotë i ASH-Sela:

Të gjithë flamujt e popujve të botës meritojnë respekt. E dënojmë ashpër përdhosjen e flamurit shtetëror dhe djegien e flamurit shqiptar, pasi gjeste të tilla janë të papranueshme dhe të papajtueshme me vlerat qytetare. Kryerësit e këtyre veprave të shëmtuara nuk i kanë bërë nder as flamurit, as kombit të tyre. Atmosfera festive dhe pozitive në çdo cep të vendit nuk duhet dhe nuk mund të zbehet nga akte të tilla të izoluara. Çdo formë dhune është e papranueshme në vendin tonë dhe duhet të dënohet pa kompromis nga të gjitha palët.



Të ndryshme
Më shumë