TV LIVE
Nga Rajoni
29 November 2024
Një vit nga vrasja tragjike e Liridona Ademajt, vëllai i saj: Ende e mbaj mend sa e dhimbshme ishte ajo natë

Sot bëhet një vit nga vrasja tragjike e Liridona Ademajt, 30 vjeçares nga Gjakova.

Në vrasjen të cilën sipas dosjes së prokurorisë dyshohet se u porosit nga ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseliu, u përfshin edhe dy persona tjerë, Kushtrim Kokalla, dhe Granit Plava.

Për të vrarë gruan e tij, Naimi raportohet se i kishte premtuar dorasit, Granit Plava deri në 30 mijë.

E sot, në njëvjetorin e vrasjes së 30-vjeçares ka shkruar vëllai i saj, Leonard Ademaj.

Lexoni të plotë postimin:

Sot u bë 1 vit që nga vdekja jote motër.

Na mungon pa fund, malli për ty shtohet dita e ditës e mungesa jote vërehet çdo moment.

Do të kujtojmë gjithmonë me mall, si një motër e mrekullueshme, një vajzë e bukur, një Nënë fantastike, e një grua e fortë. Të morën nga ne në moshën me të mire, e në mënyrën me dinake.

Ende e mbaj mend sa e dhimbshme ishte ajo natë, sa më ishin lodhur sytë dhe zemra.

Më kujtohet ende se si për pak sa nuk më merrej fryma ndërsa po qaja, dhe se si po përpiqesha të ndaloja zhurmën që mund të bëja.

Nuk do ta harrojmë  kurrë sa e vështirë ishte për ne, nuk do ta harrojmë kurrë atë dhimbje.

Qofsh banore e Xhenetit Motër, të kujtojmë gjithmonë me mall e dashuri familja Ademaj si dhe djemtë Diar dhe Dion. 



Të ndryshme
Më shumë