TV LIVE
Nga Rajoni
27 November 2024
Rama publikon pamjet e projektit “Divizioni”: Shëmbëlltyrë e re e transformimit të turizmit shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale projektin inovativ të qendrës turistike retro “Divizioni”, në Bulqizë, e kthyer tashmë në kantier për t’u realizuar si një shëmbëlltyrë e re e transformimit të turizmit shqiptar.

Rama shprehet se kjo qendër do jetë shëmbëlltyrë e re e transformimit të turizmit shqiptar.

Kjo zonë ushtarake, pritet të transformohet kthehet në destinacion turistik në Bulqizë, zonë nga ku, sipas kreut të qeverisë, deri para disa vitesh vinin vetëm lajme vdekjesh e plagosjesh të minatorëve të keqpaguar apo pamje fëmijësh e grash me trasta kromi në kurriz për të mbijetuar.

“Divizioni” do të jetë një destinacion turistik mikpritjeje, me treg turistik prodhimesh të zonës, hoteleri dhe shërbime, për ata që do të duan të ndalen kalimthi, apo të qëndrojnë më gjatë në eksplorimin e natyrës së kësaj zone.



Të ndryshme
Më shumë