Pas pesë humbjeve rresht në kampionat Manchester City ka zhgënjyer edhe në Champions League duke barazuar 3-3 përballë Feynord.
City humbi epërsinë me tre gola brenda 14 minutave, duke shënuar një tjetër rekord negativ në karrierën e Pep Guardiolës.
Dalja e teknikut katalanas në konferencën për shtyp pas ndeshjes, me hundën e plagosur dhe kokën e gërvishtur, ka shtyrë gazetarët ta pyesin se çfarë i ndodhi.
“E bëra me gisht dhe thonj, po, doja të lëndoja veten”, u përgjigj Guardiola para se të ngrihej duke buzëqeshur dhe t’u thoshte gazetarëve natën e mirë!
Megjithatë, thashethemet filluan të shpërndaheshin në rrjetet sociale dhe tifozët besonin se pas 5 humbjeve radhazi dhe një barazimi ndodhi një incident në dhomat e zhveshjes.
“Pse Pep Guardiola duket sikur ishte i mbyllur në një kafaz me një tigër për 20 minuta?” ka shkruar dikush.
Çfarë ndodhi me Pep Guardiolën në dhomat e zhveshjes? pyeti një tjetër./vizionplus.tv