TV LIVE
Nga Vendi
25 November 2024
Kërçovarja Besiana Mehmedi në rolin e nënës shqiptare ngjitet sonte në skenën e madhe të Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë

Besiana Mehmedi, pas performancave të njëpasnjëshme në Maqedoni e Kosovë, dhe suksesit në operën “Orfeo e Euridika” që shfaqi në Tetovë me 11 nëntor, rikthehet sërish me operën “Goca e Kaçanikut” e para opera kosovare e Rauf Dhomit, produksion i Operës së Kosovës me regji të Nikolin Gurakuqit!

Për Besianën është emocion i veçantë rikthimi në skenën ku debitoi më vitin 2004 me operën e parë moderne shqiptare “Dhoma” të Ermir Dergjinit! Roli i plakës- personifikon nënën shqiptare, vuajtjet, sakrificën dhe sfidat në përpjekje për ta ruajtur familjen, shoqërinë e kombin! Ndonëse kanë kaluar 20 vite ajo kthehet me bagazh profesional, shumë koncerte solistike dhe role operistike por dhe një jetë të ngjeshur pedagogjike! Besiana Mehmedi do na bëjë krenarë sikurse në shfaqjen premierë të shkurtit në Prishtinë në këtë ngjarje historike që sonte shfaqet në Teatrin e Operës e Baletit në Tiranë, në orën 19.00.



Të ndryshme
Më shumë