Ukraina u prezantoi gazetarëve perëndimorë rrënojat e raketës së re eksperimentale balistike të Rusisë, e cila javën e kaluar goditi objektivat në qytetin Dnipro.
Mbetjet e raketës Oreshnik janë ruajtur, për momentin, në një vend sekret.
Më pas ato do të merren nga studiuesit për t’u studiuar.
Disa kabllo të djegura dhe një copë metali sa një gomë makine kanë mbetur nga raketa, raporton Associated Press.
“Kjo është hera e parë që mbetjet e një rakete të tillë janë zbuluar në territorin e Ukrainës”, tha një zyrtar ukrainas për mediat perëndimore.
Analistët perëndimorë besojnë se raketa mund të mbajë shumë koka luftarake konvencionale ose bërthamore.
Ukrainasit vlerësojnë se raketa është lëshuar nga vendi i testimit të raketave Kapustin Yar në rajonin e Astrakhanit të Rusisë.
Raketa e përshkoi distancën deri në Ukrainë për rreth 15 minuta.
Rusia vazhdoi sulmet e saj kundër Ukrainës. Natën e së shtunës, Moska dërgoi 73 dronë kundër Ukrainës. Kievi raportoi se 50 dronë u shkatërruan ndërsa katër jo.
Në Rusi, ministria e mbrojtjes tha se 34 dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës në katër rajone të Rusisë perëndimore./vizionplus.tv