“Kthimi i ushtrisë së vdekur,” filmi me regji dhe skenar të Dhimitër Anagnostit dhe i bazuar në romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë, do të shfaqet në variantin e restauruar në kinema, të hënën e 25 nëntorit në Tiranë.
Filmi është një prodhim i vitit 1989 dhe vjen i restauruar falë bashkëpunimit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) me laboratorin “Augustus Color”.
Projekti vjen gjithashtu në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të vendit. Premiera do të mbahet më 25 nëntor 2024, në Kinema Millennium, në Tiranë.