TV LIVE
Nga Rajoni
23 November 2024
Banorët e Kukësit dhe Hasit zgjohen me dëborë, në disa zona nuk ka energji elektrike

Qarku i Kukësit është i përfshirë nga kushte jo të mira të motit. 

Në territorin e Kukësit dhe Hasit kanë vazhduar reshje të dobëta bore, ku në Shishtavec shkon deri 3 cm, ndërsa në Tropojë deri në këto momente nuk ka reshje.

Si pasojë e këtyre kushteve të motit të gjitha akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore.

Kështu strukturat përgjegjëse kanë punuar për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre, ndërsa aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente. I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet normalisht me energji elektrike, përveç Nj. Adm Kolsh, Surroj, Arren dhe Malzi, fshatrat Topojan Breki dhe Xhaferaj Nj Adm Topojan Bashkia Kukës. Nj Adm Lekbibaj, Bujan, Llugaj , Bytyç, Fierzë, Margegaj dhe Tropojë, Bashkia Tropojë. Fshatrat Perollaj, Bardhaj, Helshan dhe Kosturr Nj Adm Golaj, Bashkia Has.

Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.



Të ndryshme
Më shumë