TV LIVE
Nga Vendi
22 November 2024
ISH MYFTIU I MANASTIRIT, PLLUB VELIU I KUNDËR PËRGJIGJET REIS ULEMAS SHAQIR FETAHU, PËR JENI XHAMINË E MANASTIRIT

Në një reagim drejtuar Opinionit ish myftiu i Manastirit Pllumb Veliu i është kundër përgjigur Reis Ulemas Shaqir Fetahu në lidhje me Jeni xhaminë e Manastirit:

Reagimi i plot nga Pllub Veliu:

Njerëzit e harxhuar të cilët nuk kanë qëllim të pastër dhe ndërgjegje , në fakt ata të cilët nuk dinë si të drejtojnë të gjitha impulset dhe mendimet e tyre, ndërsa udhëheqin BFI-në, për ata, është krejt normale të sillen marrëzisht në punën e tyre, sikur që është rasti i djeshëm me skandalin lidhur me Jeni xhaminë e Manastirit, për të cilën Shaqir Fetahu, me: Letër me qëllim të “mirë” i drejtohet opinionit e veçanërisht Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Kristijan Mickoskit, Zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Izet Mexhitit dhe Përfaqësive diplomatike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Të respektuar besimtarë islam, Iniciativa për Reforma në BFI, edhe njëherë thekson, se ky skandal edhe për të satën herë, vërteton faktin se Shaqir Fetahut moti i ka kaluar koha, dhe se një ditë do të përballet me drejtësinë absolute, dhe do të jep llogari, jo vetëm për të bërat e tija, por edhe për të pabërat, prandaj ai duhet urgjentisht të braktisë BFI-në, në fakt, të e çlirojë atë nga vetvetja e tij, sepse dje Shaqir Fetahu qëndroi në Manastir, dhe në vend se, si një mysliman me “iman të paluhatshëm”, të qëndronte para Jeni xhamisë, dhe nga aty të tregonte burrërinë, ashtu që gjithkujt, do të ja bënte me dije se Jeni xhamija ka qen, është dhe do të mbetet xhami, sepse asnjëherë edhe nuk ka qen diçka tjetër, sidomos jo kishë me emër të fabrikuar, por Shaqir Fetahu e kishte më me qejf të dëfrehet dhe kënaqet me drekë të majme nëpër hotele të Manastirit. Shaqir Fetahu në letrën me qëllim të “mirë” gënjen, sepse ai që nga 27 maji i vitit 2020 e deri më sot, nuk e ka thënë asnjë fjalë për Jeni xhaminë, edhe pse vazhdimisht ishte i informuar për atë se ç’po ndodh me të njëjtën, dhe jo vetëm me Jeni xhaminë, por ishte i informuar edhe me atë se çka ndodhi me themelet dhe lokalitetin e xhamisë të parë në Ballkan Sungur Çaush bej xhaminë, po ashtu në qendër të Manastirit, gjithashtu ishte i informuar për atë se çka ndodhi me lokalitetin e vareve të vjetra myslimame, në fakt, për të cilat e ndërpreu procedurën e denacionalizimit, dhe sot, po në të njëjtin vakuf janë ngritur dy qendra tregtare, dhe përsëri dje, pra pa pikën e turpit Shaqir Fetahu, në njëfarë mënyre tinzake dhe të mjerueshme, i shoqëruar nga disa myftinj shtatanikë, ose sikur që do të kishte thënë dikush, myftinj në kllapa, u mundua që fajin e këtij skandali të ja hedh Kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit të parë z. Izet Mexhitit, edhe pse Shaqir Fetahu e din shumë mirë se kur, dhe nga kush është nis, dhe kush e përfundoi këtë përdhunim të Jeni xhamisë, në fakt në prill të vitit 2016 Shaqir Fetahu ka marr pjesë edhe në një konferencë për shtyp, që ishte organizuar në BFI enkas për çështje të Jeni Xhamisë, fatkeqësisht është normale të harroni nëse keni tru peshku, pra projekti për përdhunim të Jeni Xhamisë, filloi në shkurt të vitit 2003 kur ministër i kulturës ishte, tashmë i ndjeri Bllagoj Stefanovski-Bageto nga LSDM, përndryshe partner koalicioni i BDI-së dhe përfundoi vitin e kaluar, në fakt kjo qeveri njëqind për qind këtë ndodhi skandaloze e ka të trashëguar nga ata të cilët sot akuzojnë dhe sulmojnë të tjerët për fajin e tyre, që në këtë rast nuk dëshirojmë të përmendim emra konkret, por nëse e do nevoja me emër e mbiemër do të i përmendim të gjithë që kan fajin për këtë gjendje të jeni xhamisë. Ju faleminderit



Të ndryshme
Më shumë