TV LIVE
Nga Vendi
22 November 2024
Debat në organizim të Qendrës analitike hulumtuese të BDI-së, me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës shqipe

Me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, sot , Qendra Analitike Hulumtuese e Bashkimit Demokratik për Integrim “Abdilaqim Ademi”, organizon debat me temë: ”Shqipja gjuhë zyrtare – shtyllë e Marrëveshjes së Ohrit“.

Debati, siç kumtuan nga BDI-ja, do të fokusohet në sfidat dhe kërcënimet aktuale me të cilat përballet Marrëveshja Paqësore e Ohrit, rëndësia e saj për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit tonë, si dhe hapat e ardhshëm për ruajtjen dhe avancimin e saj.

Si panelistë janë paralajmëruar Bujar Osmani, nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Nikica Korubin, ish-deputete dhe analiste politike, Agim Nuhiu, profesor universitar dhe Ivon Veliçkovski, lider politik i Lëvizjes për Republikën e Re.



Të ndryshme
Më shumë