Ana, Sara dhe Gresa kanë diskutuar më shumë për jetën e tyre private jashtë shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova.
Ato bashkë diskutuan për lidhjet që kanë pasur në të kaluarën, Ana kërkonte me ngulm që të dinte nëse Sara ka lënduar ndonjë mashkull.
“Le të themi që unë sillem mirë me njerëzit, por kur e shoh se njerëzit ndryshe janë e ndryshe sillen marr hakmarrje dhe nuk e lejoj asnjë mashkull të përfitojë. Por, kam ndërgjegje të fortë dhe s’kam lënduar kurrë askënd”, u shpreh Sara.
Ndërkohë, Sara tregoi se si në moshën 18 vjeçare ishte e obsesionuar me një djalë dhe e donte me shpirt dhe se ishi i tij s’i la kurrë rehat.
Por, për më shumë detaje se çfarë tha Gresa për ish-in e saj, klikoni videon në linkun më poshtë.