TV LIVE
Nga Vendi
21 November 2024
31 vjet nga fatkeqësia ajrore në Ohër ku vdiqën edhe shqiptarë nga Kosova – rikonstruohet rasti

Më 20 nëntor të vitit 1993, fluturimi 110 i Avioimpeksit fluturoi nga Aeroporti Ndërkombëtar i Gjenevës në ora 22:00, me fluturim të rregullt çarter për Shkup, Maqedoni e Veriut, përcjell TV21.

Në avionin kanë qenë 108 udhëtarë, prej të cilëve shumica shqiptarë nga Kosova të cilët kanë qenë duke punuar në Zvicër, dhe të cilët ktheheshin në shtëpi për pushime dimërore, bashkë me 8 anëtarë të ekuipazhit.

Për shkak të kushteve të këqija të motit, avioni është rikahëzuar për në Ohër ku edhe u rrëzua rreth 4 kilometra prej pistës, ndërmjet fshatrave Lakoçerej e Epërme dhe Orovnik.

Në fatkeqësi humbën jetën 116 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhin, kurse ka mbijetuar vetëm një person, i cili më vonë iu dorëzua plagëve.Moti i keq dhe komunikimi i vështirë mes pilotëve dhe kontrollit të fluturimit, janë disa nga shkaqet e fatkeqësisë.

Kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha ajrore në historinë e Maqedonisë.

Video nga rasti i rikonstruuar:



Të ndryshme
Më shumë