Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh urimet më të sinqerta për Radmila Shekerinska me rastin e emërimit të saj si Zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s.
Ky është një sukses i madh jo vetëm për znj. Shekerinska, por edhe për Maqedoninë e Veriut, e cila përmes këtij emërimi tregon përkushtimin e saj ndaj vlerave dhe standardeve euroatlantike.
Si parti që gjithmonë ka mbështetur integrimin euroatlantik të vendit tonë, ne e vlerësojmë këtë arritje si një njohje të rëndësishme për përpjekjet e përbashkëta të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
Znj. Shekerinska është një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit dhe përkushtimit, dhe jemi të bindur se ajo do ta përfaqësojë denjësisht vendin tonë në këtë detyrë të lartë.