TV LIVE
Nga Vendi
20 November 2024
Mexhiti: Tuneli i rrugës Tetovë-Prizren, do të jetë më i gjatë se ai i Kalimashit

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se në janar të vitit të ardhshëm do të hapet tenderimi për projektimin e tunelit 6.2 km për rrugën Tetovë-Prizren.

“Për rrugën Tetovë-Prizren, kishte komunikim të drejpërdrejt të dy ministrave të transportit të Republikës së Kosovës dhe RMV-së, bashkë me zv.ministren. U ripërtërinë grupet e punës dhe prej janarit pritet të hapet tenderim për projektimin e tunelit 6.2 km që është pak më gjatë se ai i Kalmashit dhe që do të jetë zgjidhje dhe lehtësim për qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave në dy shtetet tona”, tha Mexhiti për gazetën LAJM.



Të ndryshme
Më shumë