Një automjet ka përplasur disa nxënës dhe këmbësorë jashtë një shkolle fillore në provincën Hunan të Kinës. Drejtuesi i mjetit u ndalua nga prindërit dhe punonjësit e sigurisë së shkollës dhe u dorëzua në polici.
Videot e postuara në mediat sociale tregojnë fëmijë dhe të rritur të shtrirë në tokë, ndërsa të tjerë që ikin nga vendi i ngjarjes. Kjo është ngjarje e tretë që ndodh në Kinë në një javë dhe ka nxitur shqetësime për sigurinë publike.
Sulme të tilla ditët e fundit kanë ndezur diskutime në internet për fenomenin social të hakmarrjes, ku individët veprojnë nisur nga ankesat personale duke sulmuar njerëz të panjohur.
Të shtunën, 8 persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në një kolegj në Kinën lindore. Policia tha se i dyshuari ishte një ish-student në këtë kolegj, i cili nuk kishte marrë një provim dhe u hakmor duke goditur me armë të ftohta njerëz të pafajshëm.
Klan News