TV LIVE
Teknologji
19 November 2024
Robloxi do t’ua ndalojë fëmijëve t’u shkruajnë mesazhe të tjerëve

Robloxi ka njoftuar se do t’ua bllokojë fëmijëve nën moshën 13-vjeçare që t’u shkruajnë mesazhe të tjerëve në platformën online të videolojërave, si pjesë e një angazhimi të ri për t’u përkujdesur për sigurinë e fëmijëve, shkruan “BBC”. 

Fëmijët nuk do të jenë në gjendje të dërgojnë mesazhe private brenda lojës, nëse nuk marrin ndonjë aprovim nga një prind apo kujdestar i verifikuar. 

Prindërit do të jenë në gjendje t'i shohin dhe t'i menaxhojnë llogaritë e fëmijëve, përfshirë edhe listën e shokëve të tyre, dhe të vendosin limite të kohës që fëmijët mund të luajnë. 

Kompania ka thënë se do t’i nisë ndryshimet nga e hëna, dhe do të zbatohen plotësisht deri në fund të marsit të vitit 2025. 

Nënkupton se fëmijët ende do të kenë qasje në biseda publike që shihen nga të gjithë në lojë – pra mund të flasin ende me shokët e tyre – por, nuk mund të bëjnë biseda private pa pëlqimin e prindërve. 

Matt Kaufman, zyrtar i lartë i sigurisë në Roblox, ka thënë se loja luhet nga 88 milionë persona çdo ditë, dhe afro dhje për qind e të punësuarve – mijëra njerëz – punojnë në departamentin e sigurisë së platformës.  



Të ndryshme
Më shumë