TV LIVE
Kuriozitete
18 November 2024
Murale për 40 firmëtarët! Iniciativa e Bledar Çakallit në Vlorë: Një thirrje gjaku për të mbajtur gjallë historinë

40 firmëtarët që vulosën pavarësinë e Shqipërisë do të jenë përjetësohen në një murale me ngjyrat kuq e zi, në qytetin e Vlorës.

Autori që do ta realizojë, Bledar Çakalli 32 vjeç thotë se realizimi i saj është një thirrje gjaku për të mbajtur gjallë historinë kombëtare.

I kthyer disa vite më parë nga emigrimi, Bledar Çakalli, thotë se këtë punë po e kryen me pasionin më të madh për të transmetuar historinë e vendit tek brezat e rinj.

Por Bledari thotë se realizimi i veprave të tilla kërkon edhe mbështetje financiare. Mbështetje të cilën deri më tani e ka siguruar me fondet të cilat dhurojnë emigrantët shqiptarë jashtë vendit, shqiptarët e trevave, tifozat kuq e zi dhe qytetarët brenda vendit.

Kjo murale me heronjtë kombëtarë që firmosën lirinë e vendit po realizohet përgjatë aksit nacional Vlorë-Orikum në afërsi të fshatit të Jonufrës, një prej segmenteve me qarkullimin më të dendur nga automjetet në Vlorë. Punimet do të përfundojnë në fund të muajit dhjetor.



Të ndryshme
Më shumë