Një incident është shmangur gjatë debatit për Propozim-buxhetin për vitin 2025 të Komisionit për Financa dhe Buxhet, ndërsa në foltore ka qenë deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi.
Duke iu përgjigjur deputetit të VMRO-DPMNE-së Mile Lefkov, Bytyqi, duke parë deputetët e VMRO-DPMNE-së, befas ngriti gishtin dhe përsëriti disa herë:
“Ju lutem mos e përdorni më atë fjalë.” Mos e përdorni më. Herën e parë dhe të fundit”, pas së cilës ai e ndërpreu përgjigjen dhe dukshëm i revoltuar u drejtua drejt deputetit Bojan Stojanovski.
Kamera nga seanca më pas është fokusuar në grupin e deputetëve ku ndodheshin Bytyqi dhe Bojan Stojanovski, si dhe të tjerë që mesa duket kanë parandaluar një incident më të rëndë.
Ndryshe, Bytyqi në përgjigje ka thënë se borxhi publik do të arrijë në nivelin 70.8 për qind të BPK-së, me detyrimet e papaguara të vetëqeverisjes lokale, gjë që nuk është e shënuar në strategjinë fiskale. Ai po ashtu shtoi se artikulli për mallra dhe shërbime është rritur për 15 për qind, ndërsa për shërbime kontraktuale për 4,9 miliardë denarë ose mbi 80 milionë euro, gjë që dukshëm i ka mërzitur deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët i kanë hedhur fjalë të turpshme.