TV LIVE
Kuriozitete
13 November 2024
37 vite pa Lasgush Poradecin, mungon ende shtëpia muze

Përpara 37 viteve poeti i madh lirik Lasgush Poradeci, do të largohej nga kjo jetë e sot ai nuk nderohet me një shtëpi muze, ashtu siç është premtuar për dhjetëra vite nga Bashkia e Pogradecit. Budjon Xhelo është njeri nga njerëzit që pati mundësinë ta njihte nga afër poetin, dhe sot e cilëson flagrante mungesën e një shtëpie muze.

”Është një turp i madh për gjithë qytetarët e Pogradecit por edhe me gjerë, ministrinë e kulturës që ende nuk kemi shtëpinë e poetit kombëtar Lasgush Poradeci. Është një mallkim komunist, kam 50 vite në këtë qytet, e kam njohur Lasgushi të gjallë, e kam nderuar të vdekur. Duhet ndërtuar shtëpia e Lasgushit, duhet rindërtuar nga themelet, jo si sot. E hapur për të gjithë, ku ka gjë më të mirë. Poeti që i këndoi atdhedashurisë është lënë pa shtëpi, ka më turp?”,-tha Xhelo.

Për nënkryetarin e Bashkisë Pogradec, ky premtim pritet të jetësohet së shpejti, me investimet që do të marrin lagjet historike të këtij qyteti. Sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Lasgush Poradecit nuk pati asnjë aktivitet në qytetin ku ai lindi e u rrit, për të cilin shkroi deri në frymën e fundit.



Të ndryshme
Më shumë