TV LIVE
ShowBiz
13 November 2024
Birësoi një djalë, moderatorja habit me deklaratën: Do doja të kisha 8 fëmijë, por në Shqipëri është e vështirë të gjesh burra që…

Moderatorja Fjodora Fjora, e cila është nënë e një djali të birësuar, ka rrëfyer se dëshironte që të kishte tetë fëmijë.

Por, prezantuesja ka rrëfyer se është shumë e vështirë të gjesh një burrë, që të angazhohet për të pasur fëmijë, duke shtuar se “ky është problem i madh”.

“Edhe meshkujt me të cilët kam pasur lidhje serioze, e kanë pasur shumë të vështirë të angazhohen në pasjen e një fëmije”, theksoi ajo.

Fjodora Fjora u shpreh se ky është një trend shumë i çuditshëm i shoqërisë shqiptare që e vuajnë të gjitha vajzat.

fjodora fjora4

“Unë nuk jam pesimiste, vetë personalisht do kisha dashur të bëja 8 fëmijë. Jeta ma solli kështu, nuk ka lidhje… Po, po 8! Me shpirt aq sa kanë bërë gjyshërit e mi. Kam jetuar në një familje fantastike, shtriheshin përtokë, na shijonte…Të kisha pasur mundësitë, unë sot jam thirrur për përvojën time personale e cila vjen ndryshe. Me vetëm dy gjyshër, që me sa munden më ndihmojnë.

Pra kam arsyet e mia pse nuk mund të kem 3 apo 4 apo 5. Por një arsye shumë e madhe është se edhe meshkujt me të cilët kam pasur lidhje serioze, e kanë pasur shumë të vështirë të angazhohen në pasjen e një fëmije. Ky mendoj që është një problem i madh.

Të gjitha vajzat sot vuajnë një trend shumë të çuditshëm të shoqërisë shqiptare, për të gjetur një njeri që angazhohet. Angazhim do të thotë familje dhe fëmijë. Është kaq i hapur si fenomen. Në momentin e parë që një grua i bashkohet një burri, atij i duket si kurth për të pasur fëmijë. Pse është kaq terror ky fëmija?!”, tha ajo në emisionin “Opinion”.

fjodora fjora5

Fjodora Fjora zgjodhi të ishte një mama single pas birësimit të djalit të saj, Alteos 10 vite më parë.

Dhe padyshim që gazetarja është përballur me pyetjen e pashmangshme nga djali, se ku është babai i tij.

Në një intervistë disa vite më parë, Fjodora Fjora rrëfeu se si i ka shpjeguar Aletos mungesën e të atit.

fjodora fjora8

“Sheh fëmijët e tjerë, ata kanë babin dhe përballesh menjëherë me pyetjen se përse se kam babin. Unë jam përpjekur t’i shpjegoj këtë, që ka të gjitha format e familjeve në këtë botë. Ka që kanë mamin dhe babin, ka që kanë vetëm babin, ka që kanë vetëm mamin, po ka që edhe mund të mos ketë as njërin as tjetrin, dhe familje i bëhet dikush tjetër, i cili bëhet shumë i rëndësishëm për ta. Është e rëndësishme në jetë të kesh një njeri dhe model që të rrisë mirë dhe bukur e dashuri. Ne kemi histori plot që disa fëmijë i ka rritur gjyshi me gjyshen, tezja apo daja”, u shpreh Fjodora.

Ajo tregoi se si reaguan prindërit e saj kur gazetarja i tha se kishte marrë vendimin për të birësuar një fëmijë.

“Kur mora vendimin për të birësuar fëmijën, prindërit e mi kishin hallin se do kisha vështirësi për të gjetur një partner,”– tha Fjodora.

Por pavarësisht këtij vendimi, ajo ka rrëfyer në atë kohë se është e hapur për të gjetur një partner.

fjodora fjora2

Fjodora u shpreh se nëse do pranonte në jetën e saj një mashkull që e meriton të jetë prindi i Alteos, duke shtuar se është e lumtur që s’ka bërë zgjedhjen e gabuar.

“I kam thënë vetes nëse dikush e meriton të jetë prindi i djalit tim, pse të mos vijë. Sot kemi forcën, këllqe dhe vetëbesimin për të ndërtuar dhe krijuar jetë edhe një fëmijë që varet nga ne. I inkurajoj edhe të gjitha vajzat që ndihen të padashuruara, në sfidë të vazhdueshme, sepse ka shumë vajza që punojnë, ia dalin vetë dhe meshkujt e kanë të vështirë të pëballen me to e t’ia dalin. Më janë shtuar njohjet e reja. Mendoj me vetëvlerësimin që kam për veten, ndoshta jam unë difekti dhe jo ai djali që duhet të ishte burri im por në idealin time kam menduar se do bëja 3 fëmijë. Jeta erdhi ashtu e paparishikuar. Jam e lumtur që nuk kam bërë zgjedhjen për një prind të gabuar,”- tha ajo e ftuar në emisionin “E diell” në 2020.

fjodora fjora10

fjodora fjora3fjodora fjora6fjodora fjora7My summer vibes ! @himara_beachhoppingtours #livadhibeach @vila_natali_livadh_beach @bluebaylivadhfjodora fjora9

 



Të ndryshme
Më shumë