Pollozhani, i cili ka qenë i pranishëm kur u zbuluan artefaktet, për Televizionin Shenja tha se artefaktet arkeloligjike që janë zbuluar në varrin e Koroshishtës, kanë tipare të ngjajshme me kulturën e Trebenishtës dhe siç tha e vërteta gjithmonë është me vet artefaktet.
“Unë mendoj që nëse flasim për kulturën e Trebenishtës, ashtu edhe kulturën që ka dalur në këtë varr të Koroshishtës, atëherë thuhet, edhe vet udheqësi i projektit e pranoi se janë gjetje që i përkasin fisit të Enkelejdëve, ndërsa Enkelejdët janë Ilir. Nëse Enkelejdë janë ilirë dhe ne jemi pasardhës të Ilirëve, atëherë dëshmia vetvetiu rrjedhë dhe vjen aty. Por ta kemi parasysh që në kuadër të atyreve gjetjeve ka edhe gjëra që janë të improtuara, që nuk janë prodhim lokal, që nuk kanë të bëjnë me privilencën Ilire, por janë si rezultatë i ndikimeve dhe i gërshtetimeve të kulturave”, shprehet ai.
Dyshimet në opinion se munden të manipulohet me gjetjet, Pollozhani beson se pas analizave të gjetjeve arkeologjike e vërteta do të dalë në pah, pasi prezent kanë qenë edhe arkeologë të huaj.
“Po, unë mendoj se po, sepse nëse nuk e bëjnë arekeologët maqedonas, ne nuk e bëjmë si shqiptarë këtu, do ta bëjnë arkeologët e huaj, të cilëve ju intereson e vërteta. Ata sigurisht që kanë akses që tani, i gjithë ai proces u zhvillua në prani të kamerave u zhvillua në prani të video-inçizimeve, në prani të fotografive”, tha ai.
Profesori Pollozhani theksoi se e gjithë kjo pasiguri dhe mjegull vjen si pasojë e mungesës së kuadrove shqiptarë në këtë fushë dhe emërimi jo adekuat i personave në intitucionet që merren me trashëgimi.
“Përndyrshe, unë kam një tjetër porosi, një tjetër vërejte, sepse megjithatë, artefaktet, kulturën, trashëgimin e ruajnë institucionet, e ruajnë ligjet, e ruajnë eksperët e fushës dhe ne fatkeqësishtë këtu jemi keq, jemi keq për arsye se ne nuk kemi shumë kuadro, ne kemi dy arkeolog të rinjë, të cilët sa po kanë filluar me punë. Pastaj ne nuk kemi qasje në drejtimin e shumë institucioneve, edhe kur marrim ndonjë institucion që merret me trashëgimi nuk emërojnë persona adekuatë, këtu ka faj politika prj viteve 90 e deri më sot”, deklaroi ai.
Kujtojmë se në varrin e Koroshishtës të Strugës, janë gjetur helmetë e bronzit, unaza të arit, enët e ndryshme dhe fletët metalike prej arit. A.K./TemA