TV LIVE
Nga Rajoni
12 November 2024
Rama me Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Gati për zbatim disa projekte me rëndësi, kompani të përbashkëta për prodhim të energjisë

Kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed në Baku të Azerbajxhanit, ku ndodhet për të marrë pjesë në sesionin e 29-të të Konferencës së Palëve (COP9) të Konventës të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Kryeministri shqiptar dhe Presidenti i Emiratave të Bashkuara janë takuar bashkarisht ku kanë biseduar rreth projekteve të rëndësishme që pritet të zbatohen, për të shkuar drejt forcimit dhe modernizimit të sektorit publik në Shqipëri.

“Mbrëmë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, një mik i rrallë dhe dashamirës i madh i Shqipërisë, me të cilin folëm për ecurinë e mirë të disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit, nga krijimi i kompanive të përbashkëta publike të prodhimit të energjisë (KESH-Mazdar) dhe shtypshkrimit të letrave me vlerë, linja e interkonjeksionit me Italinë në partneritet tripalësh, e deri tek sistemi i ri digjital i kontrollit të trafikut; zhvillime tejet të rëndësishme për forcimin dhe modernizimin e sektorit publik në Shqipëri”, shkruan Rama në rrjetet sociale.



Të ndryshme
Më shumë