Ka disa muaj që përflitet për një konflikt mes kryetari të Lëvizjes BESA, Bilall Kasamit dhe Adnan Azizi – Hoxha. Sipas informacioneve jozyrtare konflikti ka ndodhur për disa emërime në qeveri ku Adnan Azizi ka emëruar drejor pa u konsultuar me kreun e partisë Bilall Kasami e Kasami nuk i ka dhënë llogari se çka punohet në komunën e Tetovës, përcjell TS. Kjo grindje mes tyre është prëfolur edhe në disa qarqe të partisë ku më shumë e kanë quajtur si skenar se sa e vërtetë.
Por, sot zyrtarisht Adnan Azizi është shprehur për përçarjen mes tij dhe Bilall Kasamit.
Ai thotë se Lëvizja BESA është e unifikuar dhe nuk ju ecën propaganda e përçarjes.
“Dardhat do të bëjnë në mot tha.
E nga e din?
Sepse arushës i hahet dardha…
Lëvizja BESA është super e unifikuar. Ata që presin të hanë dardha do ju mpihen dhëmbët. Nuk ju ndez propaganda e përçarjes!”, ka shkruar Azizi./TS/