Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz njoftoi se ka zhvilluar bisedë telefonike me Donald Trumpin, presidentin e 47-të të zgjedhur të SHBA-së, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit thuhet se Scholz ka telefonuar Trumpin, presidentin e 47-të të zgjedhur të SHBA-së dhe se e ka uruar edhe një herë personalisht me rastin e fitores.
Dy liderët në bisedë kanë diskutuar për marrëdhëniet gjermano-amerikane dhe vështirësitë aktuale gjeopolitike.
Kancelari Scholz i ka përcjellë Trumpit gatishmërinë e qeverisë gjermane për të vazhduar bashkëpunimin me SHBA-në.
Theksohet se Scholz dhe Trump kanë rënë dakord për të punuar së bashku për rindërtimin e paqes në Evropë.