Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar se gjatë nëntorit do të mbajë disa tubime me mërgimtarë.
Sonte do të jetë në Munich të Gjermanisë, më 10 nëntor në Stuttgart, 17 nëntor në Basel të Zvicrës, 23 nëntor në Koln dhe më 30 nëntor në Vjenë të Austrisë.
Hamza ka thënë se diaspora është pjesë e qenësisë, historisë dhe zhvillimit të Kosovës.
“Bashkëbisedimi me bashkatdhetarë është gjithmonë kënaqësi. Ju ftoj të më bashkoheni në tubimet e mëposhtme me diasporën gjatë muajit nëntor”, ka shkruar Hamza.