Viktor Gyokeres është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së katërt në Ligën e Kampionëve.
Ylli i Sportingut shënoi hat-trik në fitoren 4:1 ndaj Manchester Cityt të martën.
Sulmuesi suedez la prapa vetes lojtarët si: Luis Diaz, Nicolas Kuhn dhe Karim Konate që hynë në top-katërshe.
Gyokeresi shkëlqeu edhe në Portugali në fundjavë, ku shënoi katër gola në ndeshje dhe po konfirmohet si një nga sulmuesit më të rrezikshëm këtë sezon.