Ish-ministri i Brendshëm, njëherësh ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha, është shprehur se ende nuk ka pasur ftesë nga SPAK për t’u marrë në pyetje në lidhje me dosjen e ngjarjeve të “21 Janari”.
Nga Kuvendi, Lulzim Basha theksoi se është në dispozicion të SPAK, duke theksuar se duhet të marrë fund epoka e imunitetit parlamentar.
A ke ftesë për t’u pyetur nga SPAK?
Basha: Jo, deri në këtë momente jo, por jam në dispozicion të SPAK. Duhet të marrë fund epoka e imunitetit parlamentar.
Kemi vendosur para Parlamenti edhe propozimin për të hequr imunitetin e deputetëve. Mbahet i kyçur në sirtar.
Heqja e imunitetit parlamentar do të thotë ti hiqet mundësia njerëzve si Arben Ahmetaj të arratisen.
A keni frikë që mund të prekeni nga hetimet?
Basha: Frikë kanë ata që kanë shkelur ligjin.