TV LIVE
Sport
6 November 2024
Guardiola pas humbjes turpëruese: Sportingu nuk bëri asgjë!

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola këmbëngul se Sporting Lisbona nuk dominoi në fitoren e tyre të së martës mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Sportingu mposhti Cityn me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e zhvilluar Lisbonë, me sulmuesin Viktor Gyokeres që realizoi një het-trik.

Por, Guardiola këmbënguli më pas se ekipi portugez nuk e dominoi ndeshjen pasi nuk bëri asgjë.

“E di që është e pamundur që bota ta thotë këtë sepse ishte 4-1. Por, ata e dinë që ne luajtëm mirë në momente të caktuara”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Kundër Bournemouth nuk ishim. Do të thosha se duhet të bëjmë shumë për të shënuar golat tanë”.

“Në pjesën e parë, Savinho humbi topin dhe Gyokeres pati një kundër një, por përveç kësaj ata nuk bënë asgjë”.

“Nuk duhet bërë këtë kundër atij ekipi, një ekip i jashtëzakonshëm”, përfundoi trajneri i Cityt.



Të ndryshme
Më shumë