Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke ndarë pamjet nga Ura e Madhe e Kukësit e cila u hap një ditë më parë.
Ai thekson se ura jo vetëm zgjidhi përfundimisht nyjen e rrezikshme që lidhte deri dje dy anët e Drinit, po edhe solli një tjetër realitet të ri inxhinierik e arkitektonik në infrastrukturën e Shqipërisë 2030.
“MIRËMËNGJES dhe me Urën e Madhe të Veriut, një shëmbëlltyrë e ambicies sonë për Kukësin e për të gjithë Shqipërinë, e cila jo vetëm zgjidhi përfundimisht nyjen e rrezikshme që lidhte deri dje dy anët e Drinit, po edhe solli një tjetër realitet të ri inxhinierik e arkitektonik në infrastrukturën e Shqipërisë 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.