Gjithsej katër avionë me pasagjerë në bord u detyruan të anulonin fluturimet vikendin që lamë pas. Kjo për shkak se në rajonin e Detit të Kuq është vërejtur një objekt misterioz. Anulimin e fluturimeve e kanë konfirmuar edhe Austrian Airlines dhe Air France.
Një objekt i ndritshëm në lartësi të madhe në rajonin e Sudanit ka bërë që linjat e njohura ajrore të kthehen mbrapa nga fluturimet e destinuara.
“Itinerari i disa fluturimeve do të rregullohet sepse siguria e klientëve dhe ekuipazheve është prioriteti ynë kryesor” thuhet në njoftimin e Air France. Rajoni rreth Detit të Kuq ka qenë i tensionuar prej disa vitesh.
Forcat e Mbështetjes së Shpejtë po luftojnë në Sudan, me mbështetjen e grupit mercenar të Grupit wagner nga Rusia dhe ushtarë nga Libia. Fluturimet për në Mauritius, Antananarivo dhe Nairobi u kthyen në Paris./Indeksonline/