Lady Gaga mori pjesë në tubimin përfundimtar të Kamala Harrisit para zgjedhjeve.
Fituesja e “Grammy”-it dhe “Oscar”-it performoi këngë të shumta, ndërsa u shfaq në skenë në tubimin “Vote for Freedom”, të hënën mbrëma (4 nëntor) në Philadelphia, Penn, transmeton Indeksonline.
Gaga i nisi gjërat me një performancë të “God Bless America” dhe një fjalim për të drejtat e grave.
Pasi Kamala foli në tubim, Gaga u kthye në skenë dhe performoi “The Edge of Glory”, ndërsa ora shënoi 12 dhe filloi dita e zgjedhjeve./Indeksonline/