TV LIVE
Nga Vendi
4 November 2024
“Ata janë të gjallë” 80 vjetori i Masakrës së Sopotit

Me moton “Ata janë të gjallë” në Kompleksin memorial në fshatin Sopot të Kumanovës, u përkujtua 80 vjetori i masakrës së Sopotit, ku më 3 dhe 4 nëntor të vitit 1944, forcat partizane dhe çetnike ekzekutuan 64 banorë, mes të cilëve fëmijë nga mosha 7 vjeçe, të rinj dhe burra.

Në kuadër të manifestimit përkujtimor, pas homazheve pranë varrezave në kompleksin memorial u hap edhe muzeu përkujtimor “Kulla e martirëve”, përcjell INA.

Në këtë ngjarje të rëndësishme të kësaj treve përpos familjarëve ishin edhe mysafirë nga troje të ndryshme, veteranë të UÇK-së si dhe veprimtarë tjerë.

Para manifestimit ishte organizuar edhe marshi tradicional nga Klubi Bjeshkatar “Kumanova” me moton “Ata janë gjallë”, ku ishin pjesëmarrëse shoqëritë bjeshkatare nga gjitha trojet shqiptare



Të ndryshme
Më shumë